Haziri: Hashim Thaçi i njëjti person, LDK-ja mbështeti bisedimet kur ishte në opozitë me të - Bota Sot
Haziri: Hashim Thaçi i njëjti person, LDK-ja mbështeti bisedimet kur ishte në opozitë me të

Aktuale

E shtunë, 21 korrik 2018

Haziri: Hashim Thaçi i njëjti person, LDK-ja mbështeti bisedimet kur ishte në opozitë me të

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 21:04
Lufti Haziri

Lufti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur për pozicionin e LDK-së në raport me bisedimet me Serbinë.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se LDK-ja nuk lidhet me emra të veçantë sa i përket procesit të dialogut.

“Rezoluta e Kuvendit që është në fuqi, e njeh Kryeministrin si të autorizuarin e Kuvendit të Kosovës për negociata”, deklaruar Haziri, duke shtuar se Kuvendi po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe.

Duke folur për qëndrimin e tij dhe të LDK-së për rolin e Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë, Haziri ka thënë se është i autorizuar nga LDK-ja.

“Unë kam përfaqësuar politikat e LDK-së në tavolinë, dhe rolin e LDK-së si partia më e madhe opozitare. Asnjëherë nuk është biseduar për emra. LDK-ja qëndron në ruajtjen e institucioneve të shtetit”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra, por si parti kanë mbështet formatin e bisedimeve edhe kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.

“LDK-ja ka mbështetur formatin e bisedimeve të qeverisë kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, e ne kemi qenë në opozitë, ai është i njëjti emër”, duke shtuar se fushata ndaj tij, ka të bëj me zgjedhjet e brendshme në LDK.

“Natyrisht, jam nënkryetar i LDK-së, dhe nuk flasë në emër tim personal”.

Haziri ka thënë se qëndrim personal ka vetëm në raport me Kosovën Lindore.

“Unë si Lutfi Haziri, jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, ndërsa LDK-ja ruan parimin e kufijve të vitit 1974”, ka thënë më tej Lutfi Haziri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test