Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, u prit nga kryetari i Komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet e Bashkimit Evropian, Gunther Krichbaum dhe diskutoi për nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Gjermania për çështjet integruese, në veçanti liberalizimin e vizave.

Ministrja  theksoi se liberalizimi i vizave ndikon fuqishëm në realizimin e prioriteteve institucionale të Republikës së Kosovës, këmbimin e përvojave të rinisë tonë, komunikimin dhe aftësimin duke ngritur konkurrueshmërinë e kompanive vendore por edhe të perspektivës së gjithanshme me ndikim në zbatimin e MSA-së dhe reformat e parapara me rekomandimet e Brukselit.

“Përkrahja e Kosovës nga Gjermania, në veçanti nga Komisionet e Bundestagut dhe rekomandimet pozitive në Parlamentin Evropian kanë rëndësi të veçantë për proceset që po kalon vendi ynë.Unë e sigurova Z. Kirchbaum se nuk do të lejojmë që lëvizja e lirë të dëmtohet nga askush, ngase legjislacioni dhe institucionet për respektimin e tyre, kanë kompetencën e duhur për këtë çështje”, tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat