Pacolli e ambasadorja e Holandës diskutojnë për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Pacolli e ambasadorja e Holandës diskutojnë për liberalizimin e vizave

Aktuale

E mërkurë, 20 qershor 2018

Pacolli e ambasadorja e Holandës diskutojnë për liberalizimin e vizave

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:43
Behgjet Pacolli dhe Gerrie WIllems

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie WIllems, me të cilën kanë diskutuar për perspektivën evropiane, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Pacolli ka njoftuar diplomaten holandeze rreth progresit në Kosovë, në veçanti përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.

Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Pacolli ka theksuar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Ai ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Holandës edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ky takim i është zhvilluar para vizitës që ministri Pacolli do të zhvillojë më 20 qershor në Holandë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test