“Thaçi, njeriu që po e mban gjallë Qeverinë Haradinaj” - Bota Sot
“Thaçi, njeriu që po e mban gjallë Qeverinë Haradinaj”

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

“Thaçi, njeriu që po e mban gjallë Qeverinë Haradinaj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 qershor 2018 Në ora: 19:02

“Presidenti Thaçi është njëri ndër faktorët që po e mban gjallë Qeverinë Haradinaj dhe pikërisht ai i cili mund ta rrëzojë atë”. Kështu vlerëson opinionisti, Nexhat Haziri.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se refuzimi i të ashtuquajturës platformë e qeverisë për bisedimet me Serbinë që është kundërshtuar nga opozita, në rast të refuzimit të saj në Kuvendin e Kosovës, do të krijoj një ngërç politik dhe institucional.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, pikërisht kjo përbën një arsye të fortë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, qeveri për të cilën as skeptikët më të mëdhenjtë të saj nuk e kanë pritur një dështim katastrofal në qeverisjen e vendit, pasoja e së cilës do t’i bartim për një kohë të gjatë. 

“Kurse sa i përket rrolit të presidentit Thaçi në funksionimin e kësaj qeverie, mendoj se vazhdimi i saj i konvenon vetëm Thaçit, pasi ai duke parë një kryeministër të dobët dhe të papërgatitur e të pa dije në qeverisje dhe politik bërjen për postin që e mban. Pra këto mangësi të Haradinajt përbejnë avantazhe për Thaçin që ti forcoj pozitat e tij të vendimmarrjes edhe përtej kompetencave që i parasheh kushtetuta e vendit si president. Andaj Thaçi do mundohet më të gjitha mjetet që ta mbajë në pushtet Haradinajn, dhe koalicionin qeverisës”, ka thënë opinionisti Haziri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test