Në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe për legjendën e futbollit Fadil Vokrrin.
Qindra persona hyn e dolën në hollin e Kuvendit të Kosovës, por një takim jo i këndshëm ndodhi aty.
Teksa Abin Kurti përfundoi homazhet, aty erdhi Shpend Ahmeti.
Dikur kolegë bashkë, e tani rivalë, ata nuk folën mes vete.
Teksa Albin Kurti po shkruante në librin e zisë, Ahmeti priste në radhë.
Kurti nuk e përshëndeti as ish- presidentin e vendit Fatmir Sejdiun, teksa e pa që po qëndronte me Ahmetin.
Iku, pa e kthyer kokën.