Kurti: Kur Vokrri shënonte gol, të gjithë ishim në ajër

Aktuale

Kurti: Kur Vokrri shënonte gol, të gjithë ishim në ajër

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 13:45
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të tashmë të ndjerit kryetarit të federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Albin Kurti përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se çka ka shkruar në Librin e Zi-së për të.

“Me deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s sot bëmë homazhe në Kuvendin e Kosovës para arkivolit me trupin e pajetë të Fadil Vokrrit. Në librin përkujtimor shënova: Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm!”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat