Deputetja e VV-së, kërkon që Presidenti, Kryeministri, ministrat e deputetët t'i ndalojnë fëmijët e tyre nga shkollat private!

Aktuale

Deputetja e VV-së, kërkon që Presidenti, Kryeministri, ministrat e deputetët t'i ndalojnë fëmijët e tyre nga shkollat private!

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:45
VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, po kërkon nga Kuvendi i Kosovës që kjo e fundit të obligoj Qeverinë për të marr vendim që të ia ndaloj të zyrtarëve të lartë publik regjistrimin e fëmijëve në shkolla private, shkruan Gazeta “Bota sot”.

Ajo thekson se, ata zyrtarë të lartë publik, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetë dhe kryetarët e komunave, të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private, nuk janë legjitim për të marr vendime për shkollat publike.

“Në debatin parlamentar për gjendjen e rëndë të të rinjve kërkova që Kuvendi i Republikës të obligoj Qeverinë të marrë vendim që t'ia ndaloj të gjithë zyrtarëve të lartë publik, duke filluar nga posti i Presidentit, Kryeministrit, Ministrave, Deputetëve dhe Kryetarëve të Komunave, regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollat private. Zyrtarët e lartë publik nëse nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat publike nuk janë legjitim të marrin vendime për këto shkolla dhe cilësinë e edukimit”, thekson ajo.

Në fund, ajo potencoj që, nëse ju dhimbset e ardhmja e fëmijëve të tyre, le të dorëhiqen nga postet publike, le të hapin rrugë për politikanë që prioritet kanë të gjithë fëmijët e këtij vendi pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat