Molliqaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, thotë se bllokimi i punimeve është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve

Aktuale

Molliqaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, thotë se bllokimi i punimeve është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve

Nga: N.H Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:12
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.

Molliqaj thotë se bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet, pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë.

Ja postimi i plotë i Molliqajt:

Rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.

Fatkeqësisht, punimet në këtë rrugë ë janë ndërprerë nga Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht zbaton urdhërat e Beogradit duke e pamunundësuar kështu zhvillimin e këtij qyteti, i cili është ndër qytetet më të varfëra në Kosovë.

Bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat