Kelmendi i reagon Hoxhajt, ia kujton deklaratën për UÇK-në

Aktuale

Kelmendi i reagon Hoxhajt, ia kujton deklaratën për UÇK-në

Nga: A.M. Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:53
Muhamet Kelmendi

Zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi i ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka shkruar për deklaratën e Hoxhës për luftën e  UÇK-së, si dhe i ka thënë se do të dështojë përpjekja për të shkatërruar Kosovën.

Postimi i plotë:

Eh more Enver Hoxhaj!

Nuk eshte qudi pse je per Hashim Thacin. Ai te beri minister, zevendeskryeminister e deputet, pa asnje vlere.

Ti z. Hoxhaj e dine se cka ke deklaruar per UCK-ne dhe luften clirimtare te popullit shqiptar.

Ishe ti qe the:

"Nese fiton UCK, une (shih: Enver Hoxhaj), do te kerkoi azyl ne S....".

E ke "harruar" kete (...).

Nuk besoj!

Dhe mire kishte me qene per te mbajtur premtimin.

Por Enver Hoxhaj, Kosova nuk merret ne gjep dhe nuk mund te manevrosh me kete vend sipas interesave.

Je mesuar me ecur djathtas dhe majtas, para dhe mbrapa, pa asnje princip.

Po ruaju i nderuar se ne rrugen manevruese rreshet edhe ti si Xhavit Haliti dhe mund te lendohesh.

E kete nuk e duam, sepse je shume i "madh".

Z.Hoxha!

Shume jane perpjekur per te shkaterruar Kosoven por kane deshtuar. Edhe Ju do te deshtoni.

Z.Hoxhaj nuk mundesh kursesi te injorosh faktin se Hashim Thaci vetem deme i ka bere Kosoves.

Nuk eshte fjala per Ju z. Hoxhaj! E dime se

juve fare nuk iu intereson vendi. Per ty e te tjere si ti jeni thjeshte vegela te interesave te grupeve.

Per ate duhet kundershtuar qe z. Thaci te udheheqe Kosoven ne takimet me shtetin shovinist serb. Z. Thaci e ka humbur te drejten per te perfaqesuar.

Ketu nuk ka rendesi pozita dhe marredheniet midis juve z. Hoxhaj e z. Thaci. Kosova eshte shume me e madhe kundruall juve z. Hoxhaj e z. Thaci.

Ceshtja domosdo duhet te kaloj ne Kuvend. Vetem Kuvendi ka te drejte te percaktoj plateformen dhe Grupin punues te takimeve.

Madje ceshtja ka rendesi aq te madhe saqe cdo marreveshje duhet domosdo te dali para popullit ne

Referendum

per te vendosur.

Nuk qendron e thena se z. Thaci eshte president dhe ka te drejte te perfaqeson vendin.

Kur dyshimet jane te medha vendos Gjykata Kushtetuese mbi perfaqesimin nga z. Thaci. E kur gjykata flene nuk ka asgje me te madhe se besimi.

E besimin e ka humbur z .Thaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat