Haradinaj: Shërbimi emergjent do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Shërbimi emergjent do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:17
Ramush Haradinaj në takim një delegacion mjekësh nga Turqia, të kryesuar nga Esen Uysal

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion mjekësh nga Turqia, të kryesuar nga Esen Uysal, Koordinatore e Qendrës Ndërkombëtare të Trajtimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Izmir të Turqisë.

Zyra e Kryeministrit përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se bashkëpunimi në fushën e mjekësisë, avancimi i shërbimeve të vendit në dhënien e ndihmës së parë dhe trajnimi i stafit mjekësor në disa fusha specifike ishin temat e këtij takimi.

“Shërbimet emergjente janë kurriz i gjithë shëndetësisë. Kosova ka ende nevojë për ofrimin e mbështetjes nga jashtë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Projekti për shërbimet emergjente në tërë vendin, deri tani ka mbështetur trajnimin dhe edukimin e 120 mjekëve nga gjithë vendi si dhe trajtimin dhe shërimin e mbi 100 pacientëve.

Për këtë takim Haradinaj ka shkruar edhe përmes rrjetit social Facebook.

“Secili kontribut që avancon shëndetësinë publike do ta ketë përkrahjen tonë”, ka shkruar ai.

Pjesë e takimit ishte edhe Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente dhe u.d i Drejtorit të Klinikës Emergjente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat