Deputetja e Vetëvendosjes: Qeveritarët po bëjnë propagandë më tepër brenda Kosovës se sa jashtë

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Qeveritarët po bëjnë propagandë më tepër brenda Kosovës se sa jashtë

Nga: H.Orana Më: 18 maj 2018 Në ora: 20:52
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Drita Millaku, thotë se në dy vitet e fundit Kosovën e kanë njohur vetëm 4 shtete dhe është një dështim i madh i institucioneve e sidomos MPJ.

Pra institucionet nuk kanë bërë punën e tyre si duhet dhe mungon një angazhim dhe strategji për t'iu kundërvënë fushatës agresive të Serbisë. Këtë dështim e shoh edhe si mungesë të përkrahjes së aleatëve tanë tradicional. Duhet të bëhet shumë punë sidomos në 5 shtetet evropiane të cilat mund të jenë shumë pengesë për anëtarësime në shumë mekanizma ndërkombëtarë”, vlerëson deputetja Millaku.

Ajo thotë më tutje se janë bërë vizita në shtete tjera duke kërkuar njohjet, mirëpo kjo nuk po ndodhë. Sipas saj, qeveritarët po bëjnë propagandë më tepër brenda Kosovës se sa jashtë.

“Fatkeqësisht janë bërë shumë udhëtime jashtë vendit duke kërkuar njohje, por një gjë e tillë nuk po ndodh për shkak të mungesës së strategjisë. Pra nuk mjaftojnë vetëm deklarimet, por duhet të ketë punë konkrete. Qeveritarët më shumë kanë bërë propagandë brenda Kosovës se jashtë shtetit. Fatkeqësia është se tani më shumë po bëhet lobim për t’i ruajtur njohjet se për njohje të reja”, thekson deputetja e Vetëvendosjes për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat