Veseli: E fundit që ndodhin përplasje në Kuvend, s’ka më tolerime!

Aktuale

Veseli: E fundit që ndodhin përplasje në Kuvend, s’ka më tolerime!

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:16
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës,  Kadri Veseli ka reaguar edhe njëherë lidhur me përplasjen fizike ndërmjet nënkryetarit, Xhavit Haliti  dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Kryeparlamentari theksoi se kësaj radhe nuk do të ketë dënime mirëpo kërkoi nga dy deputetët që qëndrimet politike t’i bartin në mënyrë sa më dinjitoze.

“Jam shumë i bindur në mirëkuptimin e dy kolegëve të nderuar që bashkërisht ta tejkalojmë këtë situatë dhe kjo të jetë e harruar. Sjelljet janë të papranueshme, qoftë gjuha fyese qoftë sjellja aq më tepër që mund të jetë cenuese. Do të jetë e patolerueshme. Është reagimi jonë i fundit në këtë mënyrë por do të marrim edhe masa të cilat do të jenë komfort rregullores së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat