Labinot Tahiri del kundër, kritikon Anton Qunin dhe Xhavit Halitin për 8 milionë markat - Bota Sot
Labinot Tahiri del kundër, kritikon Anton Qunin dhe Xhavit Halitin për 8 milionë markat

Aktuale

E martë, 22 maj 2018

Labinot Tahiri del kundër, kritikon Anton Qunin dhe Xhavit Halitin për 8 milionë markat

Nga: P.R Më: 17 maj 2018 Në ora: 07:13
Anton Quni dhe Xhavit Haliti

Deputeti nga radhët Aleanca Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka dalë kundër debatit të Anton Qunit dhe Xhavit Halitit për 8 milionë markat që u zhvillua në Kuvend.

Në diskutimin publik mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave rreth monitorimit të punës së Kuvendit, organizuar nga  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Tahiri ka deklaruar  se ky debati mes Qunit dhe Haliti ishte një debat shumë i kotë.

Image
Labinot Tahiri

“Unë dua të lidhem me debate shumë të kota që janë psh për vitet  99 si debati i fundit që ishte mes Anton Qunit dhe Xhavit Haliti. Ne ishim aty të thirrur për rendin e ditës që kishte çështje tjera sa i përket gjendjes aktuale. Por debati u bënte për vitin 99 të. Mendoj që, unë personalisht si deputet nuk jam aty  me votën e qytetarit, që të dëgjoj atë debat. Por jam aty për me i kry obligimet që janë votimet për të cilat unë votoj siç ma merr mendja. Diskutohet shumë për të kaluarën, duhet të ketë llogaridhënie dikun tjetër dhe jo në kuvend për diçka të kaluar tani. Nuk diskuton askush për shumë halle të njerëzve siç është rasti i fundit i një zotëriu i cili  qante para medieve dhe bënte akuza ndaj shtetit dhe ka shumë si ata. Ne paguhemi dhe bëjmë debat koti gjë që si intereson qytetarëve”, ka thënë Tahiri. përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Quni dhe Haliti janë përplasur ashpër gjatë seancave të Kuvendit lidhur me fondet dhe paratë që ishin përdorur gjatë luftës, e ku sipas Qunit, Xhavit Haliti kishte marr rreth 8 milionë marka nga kolonel, Ahmet Krasniqi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test