Ish i burgosuri politik në Dubravë tregon fjalët e fundit që ia tha Ukshin Hoti - Bota Sot
Ish i burgosuri politik në Dubravë tregon fjalët e fundit që ia tha Ukshin Hoti

Aktuale

E diel, 22 korrik 2018

Ish i burgosuri politik në Dubravë tregon fjalët e fundit që ia tha Ukshin Hoti

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:27
Enver Dugolli

Enver Dugolli ka treguar momentin e ndarjes me Ukshin Hotin në Burgun e Dubravës

Enver Dugolli ende e ka në kujtesë momentin e fundit të ndarjes me Ukshin Hotin, raporton Frontal.

Para 19 vjetësh të dytë po vuanin dënimin në Burgun e Dubravës.

Dugolli është liruar nga burgu por kurrë nuk e takoi më profesorin e tij.

Që nga viti 1999 ende nuk ka asnjë informacion se ku gjendet Ukshin Hoti.

E për këtë, Dugolli e lë fajtor drejtorin e burgut të Mitrovicës së Sremit.

Që nga koha kur ishte transferuar në burgun e Mitrovicës së Sremit, Dugolli dhe shume të burgosur tjerë ishin bërë dëshmitarë të torturave që përjetonte Ukshin Hoti.

Dugolli thotë se një veprim I munguar në 99 do ta ndryshonte situatën.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tash 19 vite, emri i Ukshin Hotit është në listat e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, Ukshin Hoti ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare fati I të cilit edne nuk është zbardhur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test