Kryetari i Vetëvendosjes, njofton aderimet e reja

Aktuale

Kryetari i Vetëvendosjes, njofton aderimet e reja

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:55
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar anëtarin më të ri në partinë e tyre.

Driton Hyseni, i cili kishte punuar para dy dekadash me Albin Kurtin në zyrën e UÇK-së në Prishtinë, tashmë është pjesë e VV-së.

Kurti përmes një statusi në “Facebook”, e ka cilësuar Hysenin si të përgatitur politikisht e profesionalisht.

“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyren e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikës, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat