Para pak çastesh, persona ende të panjohur për organet e hetuesisë, ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë, e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.
Rastin e thyerjes së veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.
“Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim”, ka thënë Dobra.