Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Avokati i Popullit dhe nga organizatat që monitorojnë burgjet të reagojnë për rastin e Hajredin Krasniqi.
Sipas Haxhiut, Krasniqi për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër i cili ende nuk është siguruar.
Postimi i plotë:
Të enjten, padrejtësisht, Gjykata Themelore i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj studentëve aktivistë!
Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër.
Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku.
Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejoj shkelje të tilla dhe të rrespektoj legjislacionin në fuqi.
Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë:
2. Personi i de?nuar i cili kryen pune? te? re?nda, personi i se?mure?, gruaja shtatze?ne?, ose ajo e cila ka lindur fe?mije? kane? te? drejte? ne? ushqim te? caktuar nga mjeku.
Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve.