Thaçi: Ambasada në Abu Dabi do t’i dinamizojë marrëdhëniet tona me Emiratet

Aktuale

Thaçi: Ambasada në Abu Dabi do t’i dinamizojë marrëdhëniet tona me Emiratet

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:49
Ambasada në Abu Dabi

Pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Abu Dabi dhe pjesëmarrjes së Presidentit Thaçi në atë ceremoni, ky i fundit kësaj ngjarjeje ia kushtoi edhe një status në rrjetin social Facebook.

” Pas takimit me kancelaren Merkel në Berlin, kam udhëtuar sot për në Emiratet e Bashkuara, ku mora pjesë në hapjen e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Abu Dabi”.

“Kosova çdo ditë po e forcon subjektivitetin ndërkombëtar, duke shtrirë rrjetin e saj diplomatik në tërë botën”.

“Ambasada në Abu Dabi do t’i dinamizojë marrëdhëniet tona me Emiratet, duke hapur një perspektivë të re të shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. HTH” – ka shkruar ai, duke ndarë me ndjekësit e tij edhe disa fotografi nga dita e sotme atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat