Pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Sofjes, pas Spanjës reagon edhe Sllovakia

Aktuale

Pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Sofjes, pas Spanjës reagon edhe Sllovakia

Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Sllovakia është për atë që samiti në Sofje të mbahet pa flamuj dhe simbole kombëtare, për shkak të pjesëmarrjes së shtetit të Kosovës, të cilin nuk e ka njohur Bratislava zyrtare.

Kështu ka thënë sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës Sllovake Ivan Korçok.

"Kemi vepruar në këtë mënyrë disa herë në të kaluarën dhe kemi aplikuar edhe gjatë Presidencës sonë të Këshillit të BE", tha ai.

Korçok, i cili së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Piter Pelegrinij, do të marrin pjesë në samitin e Sofjes, theksoi se Sllovakia ka përcaktuar qartë qëndrimin ndaj Kosovës.

"Pozicioni i Sllovakisë ndaj ‘shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës‘ nuk ndryshon, dhe kemi përmendur edhe një numër herë, duke përfshirë edhe gjatë vizitës sime të fundit në Beograd," tha Korçok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat