“Shovenisti i kishës Ortodokse Serbe, shteti ta dëbojë nga vendi patriarkun Irinej”

Aktuale

“Shovenisti i kishës Ortodokse Serbe, shteti ta dëbojë nga vendi patriarkun Irinej”

Nga: P.R Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:25
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se shteti i Kosovës, duhet të reagojë dhe ta dëbojë nga vendi patriarkun e Kishes Ortodokse Serbe, Irinej.

“Shovenisti i kishës Ortodokse Serbe Patriarku Irinej. Edhe një Irinej dëshmoi se është njeri i keq, edhe një herë ai dëshmoi se është një shovenist. Kësaj radhe ai shfrytëzoi Patriarkalen e Pejës për te shfryer epshet shoveniste ne drejtim te shqiptareve dhe shtetësisë se Kosovës.  Ne vend se ai t'i kërkoj falje popullit te Kosovës për vrasjet, dëbimet, dhunimet qe ushtria dhe policia serbe i beri kundër civileve dhe i realizoi me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe, ai sot ne Peje shfaqe pretendime territoriale ne drejtim te Kosovës.  Shteti duhet te reagoi, ta dëboj nga vendi këtë shovenist”, ka shkruar Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat