Kelmendi “godet” Limajn: Turp për juve kur askush nuk iu pyet për asgjë!

Aktuale

Kelmendi “godet” Limajn: Turp për juve kur askush nuk iu pyet për asgjë!

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili sonte ka thënë se nuk do ta lejonte presidentin të përzihej në punët e Qeverisë.

Kelmendi ia ka kujtuar Limajt, se ai është pjesë e qeverisë bashkë me PDK-në dhe se presidenti nuk i pyet ata për asgjë, përcjell Bota sot.

Sipas Kelmendit, qeveritarët dinë vetëm të “rrisin parat, të pinë raki e të gjuajnë me armë në oda”.

Më poshtë reagimi i plotë i Kelmendit:

Gëzim Kelmendi: Të fala nga Shkupi Zv.Kryeministër Limaj

Zv.Kryeministri Limaj paska deklaruar se nuk do ta kishte lejuar Presidentin të përzihet në punët e qeverisë.

Zv.Kryeministër Limaj, ju jeni pjesë e qeverisë Haradinaj sëbashku me PDK-në.

Presidenti jo vetëm që po përzihet, por edhe po iu tregon se ai hala është "bossi".

Iu pëlqej apo jo, ai nuk po iu pyet për asgjë.

E pse ju jeni " qyqana" ai nuk iu ka faj.

Populli e ka një fjali popullore "edhe të rreh edhe nuk të lenë me kajtë"

Është turp për juve qeverinë e Kosovës kur askush nuk iu pyet për asgjë.

Ju dini vetëm me ia rrit vetit pagat, me pi raki me mish, me gjujtë me armë nëpër oda, me i rehatu bashkëpartiakët e juaj në pozita të zv. ministrave dhe këshilltarëve.

Ndërsa për punët shtetërore, ju kur pyeteni, thuani nuk dijmë.

Nuk dini kush e ka arrestu Gjuriqin, kush i ka arrestu "gylenistët" dhe shumë gjëra nuk po i dini, por lluksin po e dini.

Zv.Kryeminstër Limaj, edhe pse ndodhem në Shkup në një dasëm shqiptare mes vllezërve të mi shqiptarë, kjo deklaratë jo e sinqertë e jotja, më detyroj të shkruaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat