PDK: Asnjë parti nuk e ka seriozisht shkuarjen në zgjedhje

Aktuale

PDK: Asnjë parti nuk e ka seriozisht shkuarjen në zgjedhje

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:21
PDK

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka folur për mundësin e shkuarjes në zgjedhje këtë vit. Nënkryetari i PDK’së thotë se as LDK e asnjë parti në Kosovë nuk e ka seriozisht shkuarjen në zgjedhje këtë vit.

“Këto më shumë janë deklarata. Nuk e ka seriozisht askush për këtë çështje. Të gjithë e din se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje. Qeveria është duke punuar dhe puna e saj do të vazhdojë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se edhe thirrja e LDK’së për shkuarje në zgjedhje nuk është shumë serioze.

“As LDK nuk është serioze në këtë çështje”, ka thënë ai.

Hoxhja mendon se këtë vit nuk ka asnjë nevojë që të shkohet në zgjedhja të reja. Ai thotë se edhe në shtet e rajonit dhe në Evropë ka qeveria me numra të vegjël.

“ Ka plotë qeveri në Evropë që në Kuvend nuk e kanë mbështetjen e plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat