Kuqi: Qeveria s’i ka numrat, por nuk do ketë zgjedhje

Aktuale

Kuqi: Qeveria s’i ka numrat, por nuk do ketë zgjedhje

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:31
Blerim Kuqi

Blerim Kuqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas takimit të partive politike ka thënë se secili përfaqësues i partive politike ka diskutuar për temat që po përballet vendi.

Kuqi ka thënë se “çdo subjekt politik ka shfaqë mendimet e tyre dhe kemi rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet e partive”.

Sipas tij, “a i ka apo nuk i ka numrat Qeveria po funksionon”, andaj thotë se debati do të vazhdoje dhe tani PDK do ta kryesojë takimin e radhës dhe mbetet ajo t’ua dërgojë ftesat parive.

Tutje, Kuqi ka thënë se kanë arritur të dakordohen se do të merren vesh për tema nacionale në interes të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat