Abdixhiku: PTK-ja drejt falimentimit, por militantët e qeverisë vazhdojnë të punësohen aty

Aktuale

Abdixhiku: PTK-ja drejt falimentimit, por militantët e qeverisë vazhdojnë të punësohen aty

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:22
Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar se si në vitin 2011, kompania gjermane “Deutsche Telekom”, interesohej të privatizonte PTK-në për 600 milionë euro.

Në një postim të tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kjo kompani ishte tërhequr gjatë procesit konkurrues për shkak të aferave korruptive.

“600 milionë euro mjaftonin të sillnin shumë gjëra në rend; e emri i ’Deutsche Telekomit’ jepte siguri për shumë investitorë të tjerë”, ka thënë Abdixhiku.

“Në vitin 2018, Telekomi kosovar është në prag të falimentimit. Kërkon 60 milionë euro ndihmë nga Qeveria si shpëtim. E përkundër humbjeve enorme që PTK ka sot, qindra individë militantë të koalicionit qeverisës vazhdojnë të punësohen aty. Me dhjetëra e dhjetëra secilën ditë. Zaptimi këtë ka. Falimenton edhe një kompani të pafalimentueshme!”, ka thënë më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat