Juristi i njohur: Shpend Maxhuni, është shkelësi më i madh i ligjeve të Kosovës, këtu s’ka ligj

Aktuale

Juristi i njohur: Shpend Maxhuni, është shkelësi më i madh i ligjeve të Kosovës, këtu s’ka ligj

Nga: D.RR Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:16
Shpend Maxhuni

Profesori dhe juristi i njohur, Muhamet Kelmendi, ka reaguar në Facebook pas emërimit të Shpend Maxhunit si shef i ri i AKI-së.

Kelmendi thotë për Maxhunin se është një shkelës i madh i ligjeve të Kosovës dhe përgjegjësi kryesor i deportimit të gjashtë turqve në Turqi.

Sipas Kelmendit, Shpend Maxhuni është dashur të shkarkohej në rastin e arrestimin të gjashtë gylenistëve turq.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Zyrtari më i lartë i Policisë se Kosovës, ish drejtori, z. Shpend Maxhuni, është shkelësi më i madh i ligjeve të Kosovës dhe përgjegjësi kryesor i deportimit te 6 turqve ne Turqi, në forme kidnapuese.
Dhe, dikurse kjo mos te kishte fare konacioe, sot caktohet ne detyrën e drejtorit te AKi-se se Republikës se Kosovës.
Me këtë në fakt po tregohet ne mënyrë te vazhdueshme se shkelësit e ligjit bëjnë karrierë në Kosovë.
Kapjen dhe deportimin e 6 turqve ne Turqi pa vendim gjyqësor e beri Policia e Kosovës që urdhrat i kishte marrë nga ish drejtori i Policisë, z. Shpend Maxhuni. Kjo për faktin se policia pa urdhër të tillë kurrë nuk vepron në teren.
Këtej ka përgjegjësi kryesore ky zyrtar i Policisë se Kosovës dhe këtë është dashur te e shkarkojë nga detyra si shkelësin kryesor te ligjit.
Te shkarkohet ministri dhe ish drejtori i AKI-se e jo urdhëruesi per ekzekutimin e deportimit, e jo drejtori i Policisë qe dha urdhër për deportim është thjeshte jo e drejtë dhe veprim qe provoj kapjen e pushtetit.
Dhe, për me dukshëm, përgjegjësi kryesor per shkelje te ligjit, te avancohet ne pozitën e drejtorit te AKI-së. 
Këtu s’ka ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat