“Qeveria e Kosovës jo efektive, mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme”

Aktuale

“Qeveria e Kosovës jo efektive, mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme”

Nga: Albulena Jahaj Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Republika e Kosovës me marrjen e raportit të progresit, është parë së është larg liberalizimit të vizave dhe integrimit drejt Bashkimit Evropian, ani pse Qeveria po e thotë të kundërtën.

Njohësit e çështjeve juridike e komentojnë raportin e fundit të progresit për Kosovën më shumë si përshkrim dhe në shumë raste edhe përsëritje e raporteve të kaluara.

Image
Blerim Burjani

Juristi Blerim Burjani, ka thënë për “Bota Sot” se raporti i progresit nuk është pozitiv në shumicën  e përshkrimit narrativ nuk japë shpresë për liberalizim të vizave por edhe për ndonjë hap tjetër drejt BE.

Sipas Burjanit, në ketë raport mbizotëron fjalor politik dhe diplomatik jo i çartë dhe shumë gjëra përsëriten nga vitet e kaluara, politikisht Kuvendin dhe qeverinë e quan jo efektive kjo jepë më kuptu se mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

 “E vërteta është se edhe pa ketë raport Kosova s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve . Kuvendi i bllokuar s’mund të kaloj ligje, qeveria e lodhtë dhe skandaloze më vendime përmendsh  që nxjerr madje shumica e këtyre vendimeve nuk kanë as bazë ligjore. Kosova s’ka progres në luftën kundër korrupsionit.  Raporti është i çartë që nuk ka aktgjykime të formës se prerë si dështime për luftimin e korrupsionit. Vonimi i BE-së në ketë mënyrë strategjike dhe politike e don ndryshimin e vetëdijes se qytetareve dhe partive për qeverisje më shtetin nuk ka shumë optimizëm nga ky raport , nuk ka as ndonjë propozim konkret e as sqarim të qarte se çka po ndodhe me Kosovën”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat