Haliti: S’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së

Aktuale

Haliti: S’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:51
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “s’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së”.

“Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike”, ka shkruar ish-pjesëtari i UÇK-së.

“Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme”.

“Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat