Zëvendëskryetarja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Ganimete Musliu, ka thënë sot se nuk e kanë kontrollin mbi AKI-në.
Ajo këto komente i ka bërë duke folur për mungesën e zëvendës drejtorit të AKI-së Latif Merovci, i cili nuk raportoi para këtij Komisioni.
E duke komentuar në lidhje me këtë, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, ka thënë se AKI është jashtë kontrollit parlamentar.
Sipas tij, ky është mesazh për Brukselin në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.
“Mesazh i rëndësishëm për Brukselin në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. AKI jashtë kontrollit parlamentar!”, ka shkruar Maloku në një postim në Facebook./BS