Haradinaj: Kushdo që mendon për ndarje po përgatit luftë në Ballkan

Aktuale

Haradinaj: Kushdo që mendon për ndarje po përgatit luftë në Ballkan

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:32
Ramush Haradinaj

(E plotesuar) - Faza finale e dialogut duhet të përfundojë me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por për këtë gjë kryeministri Ramush Haradinaj thotë se duhet të ndajnë pak kohë edhe presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike Theresa May, pasi sipas tij, “nuk mund të ndodhë ndryshe”.

Në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol, kryeministri  Haradinaj tha se tani nuk ka tema për të cilat mund të shfajësohet Serbia në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve, për të kaluar te faza finale.

Haradinaj: Për fazën finale të dialogut duhet të merret edhe Trump

“Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj. Për fazën finale edhe presidenti Trump duhet të me pas pak kohë të merret me Kosovën, edhe kancelarja Merkel, edhe presidenti Macron. Pra, s’mund të ndodhë faza finale pa pasur edhe këta pak kohë. Është e pamundshme të ndodhë kjo”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit e ka quajtur fitore për Kosovën, nëse procesin e dialogut e udhëheq presidenti i vendit, pasi sipas tij, kreu i shtetit nuk ka aq shumë punë sikurse kryeministri.

Haradinaj: S’ka të keqe që presidenti të udhëheqë dialogun

“Këtu secili ka rol, Qeveria ka rol të padiskutueshëm, zbatimi i çdo të arritur e bën ekzekutivit. Mirëpo, shumë mirë që presidenti e udhëheq agjendën, pse, shikoni, presidenti i vendit nuk ka aq shumë punë, sigurt po iu them. Ai kur të shkojë në mëngjes ai duhet të kërkojë çka të bëjë, së kështu është natyra e punës. Ndërsa, kryetari i Qeverisë duhet të shikojë çka mos të bëjë, cilat tema mund të presin. Edhe është shumë mirë që presidenti, për fat është mirë që ka qenë i kyçur si kryetar qeverie, tani mund ta kryejë atë pjesë të punës”, tha Haradinaj.

Ndërkohë që serbët e Kosovës kanë paralajmëruar për 20 prill themelimin e asociacionit njëanshëm, kryeministri Haradinaj tha tash kanë nisur edhe hartimin e statutit të asociacionit, i cili do të jetë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Haradinaj; Statuti i ASK-së patjetër do të verifikohet nga Kushtetuesja

“Obligimin që kam unë si Qeveri tani, unë më duhet ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, unë s’kam zgjidhje, nuk guxoj të shkoj kah fuqizimi pa e marrë aprovimin e Gjykatës Kushtetuese sepse kështu është e paraparë, kështu është në marrëveshje”, u shpreh ai.

I pyetur nëse në tavolinë ofrohet shkëmbimi i territoreve, Haradinaj, e ka quajtur përgatitje të një lufte të re në Ballkan, nëse dikush merret me këtë çështje.

Haradinaj: Kushdo që mendon për ndarje po përgatit luftë në Ballkan

“Nuk mendoj që është zgjidhje, është rrezik i madh, gabim i madh, vetëm debati për këtë. Sa herë që diskutohet për një zgjidhje si kjo është një lloj kthimi mbrapa i gjendjes së Kosovës por edhe të rajonit. Është një rrezik i madh me i besuar kësaj. Kushdo që beson bën gabim të madh. Kushdo që shkon kësaj rruge po përgatit një luftë të re në Ballkan”, tha Haradinaj.

Rreth dy javë pas skandalit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, Haradinaj tha se kjo i kishte ardhur ‘si nga qielli, pasi lidhje s’kishte pasur’.

Haradinaj: Lidhje s’kam pasur me arrestimin e gylenistëve

“Sa i përket këtyre gylenistëve lidhje s’kam pas, asnjë informatë çfarëdo natyre, as zyrtare, as private, as të mediave, as thashetheme, lidhje s’kam pas, si prej qielli me ka ardhur. Kur më kanë lajmëruar së pari herë se kam marrë hiq kiamet, ani punë e madhe i kanë marrë ka procedura, se pati ndodhur me një në Prizren më herët. Jo, zotëri thanë, i kanë ndalë, ua kanë ndalë lejet, i kanë arrestuar, i kanë paketuar i kanë dërguar në filan vend, eh thash koka një kiamet”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë theksoi se drejtori i shkarkuar i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj kanë thyer ligjin duke mos e informuar, andaj “edhe kanë shkuar në shtëpi”.

Haradinaj ka folur edhe për themelimin e ushtrisë, duke thënë se aktualisht nuk e kanë mbështetjen e Listës Serbe, porse vetëm me ligj mund ta bëjnë brenda muajit.

Haradinaj: Ushtrinë mund ta themelojmë për një muaj

“Kosova e ka këtë mundësi, mundet javën që vjen ta kryej, mirëpo kalkulimi duhet të të bëhet përpos satisfaksionit tonë të brendshëm përmbushjes së këtij interesi që është i vendit, çka mund të krijojmë marrëdhënie me ata mekanizma që na kemi interes për ta, si NATO. Ky është kalkulimi, se mundemi në çdo kohë, kishim mundur për një muaj të kryejmë punë, por duhet të kalkulojmë mirë si po veprojmë”, tha Haradinaj.

Pas arrestimit të Gjuriqit në veri, Lista Serbe është larguar nga Qeveria e Kosovës dhe Haradinaj tha se ata nuk kanë asnjë kërkesë për t’u kthyer. Ai tha se me rastin e arrestimit të Gjuriq është zbatuar rendi dhe ligji, pasi që ka pasur ndalesë për hyrje në Kosovë dhe se aksioni nuk ka qenë i drejtuar kundër serbëve.

Duke folur për aktakuzën në rastin ‘Pronto’ ku i akuzuar është ministri Besim Beqaj, Haradinaj tha se është vështirë t’i kërkohet kryeministrit veprime duke u bazuar vetëm në lajme të mediave.

Ai shtoi se nëse ishin bazuar vetëm në audio incizimet, atëherë nuk ishte dashur të emërohej fare, por nuk mund të bëhen gjërat kështu.

Haradinaj edhe njëherë e ka vlerësuar të lartë taksën në Rrugën e Kombit, duke thënë se 5 euro në një drejtim janë shumë.

Haradinaj: Kushdo që flet për shkëmbim të territoreve po përgatitet për luftë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe njëherë ka folur për arrestimin dhe deportimin e tha se lidhje nuk ka pasur për këtë rast.

Madje ai tha se kjo i ka ardhur si prej qielli. Haradinaj tha se në fillim nuk e kishte marrë me seriozitet meqë deportime të tilla ndodhin por kur ia kanë shpjeguar atëherë ka vlerësuar se është bërë kiamet.

Ai tha se shefi i AKI-së dhe ministri i MPB-së e kanë pasur obligim t’i  tregojnë dhe meqë këtë nuk e kanë bërë ata kanë shkuar në shtëpi.

Haradinaj tha se nuk duhet parë këtë  incident si jo profesionalizëm të AKI-së sepse kjo organizatë është shumë profesionale dhe ka bërë punë të mira.

Haradinaj tha se në Turqi nuk shkon për t’u përzier në punët e tyre, por brenda kufijve të Kosovës do të veproj sipas ligjit e Kushtetutës.

Sipas tij më askush nuk guxon ta shkel ligjin sepse do të ketë pasoja për secilin.

Haradinaj: Nuk mund ta shkarkoj Beqajn vetëm nga raportimet e mediave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pyetur nëse do të shkarkojë ministrin e Inovacionit Besim Beqaj pasi që ndaj tij është ngritur aktakuzë në rastin “Pronto”

Duke folur për këtë Haradinaj tha se është vështirë t’i kërkohet kryeministrit veprime duke u bazuar vetëm në lajme të mediave.

 Ai shtoi se nëse ishin bazuar vetëm në audio incizimet atëherë nuk ishte dashur të emërohej fare, por nuk mund të bëhen gjërat kështu.

Haradinaj: Kushdo që flet për shkëmbim të territoreve po përgatitet për luftë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se sot është një qeverisje sfiduese dhe e cila po përballet me tema të rënda e jo vetëm të lehta.

Duke folur për dialogun me Serbinë Haradinaj në  forumin "Fol Hapur” tha  se ngecja më e madhe ka qenë tek Asociacioni pasi Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e IBM-së e shumë tjera për shkak të tij.

Haradinaj e ka quajtur shumë mirë udhëheqjen e dialogut pasi ai nuk ka shumë punë.

"Presidenti kur shkon në punë në mëngjes lyp punë çka me ba. Ndërsa kryeministri çka mos me ba, cila punë mund të pres", tha Haradinaj.

Por ai shtoi se me këtë nuk i merret përgjegjësia Qeverisë të cilën e ka në dialog. Haradinaj tha se çdo statut që hartohet do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për verifikim dhe nuk mund ta fuqizojë  Asociacionin pa dhënë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sepse nuk ka zgjidhje tjetër sepse është i obliguar ta bëjë.

Haradinaj tha se nuk ka asnjë kërkesë nga Lista Serbe për tu kthyer në Qeveri por se janë të lënduar nga rasti i arrestimit të Gjuriqit dhe atë janë duke e diskutuar.

Haradinaj theksoi se sa i përket arrestimit të Gjuriqit ka qenë ligjore por ajo që është pa nga disa kryeqytete si më e rëndë ka qenë sjellja e tij në Prishtinë. Sipas Haradinajt nuk është zgjidhje shkëmbimi i territoreve. Madje ai tha se  vetëm diskutimi është gabim dhe rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. "Kushdo që flet për këtë po përgatitet për një luftë në Ballkan", tha Haradinaj./KosovaPress/

Haradinaj kërkon involvimin e Trump, Macron, May në fazën e fundit të negociatave me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se për të arritur në fazën finale që, sipas tij, është njohja reciproke, duhet të inkuadrohen dhe të ndihmojnë edhe liderët më të mëdhenj botërorë si Donald Trump, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Lëvizja "FOL" thotë se Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, por epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Unë kërkojë që të kalojmë në fazën finale, të çështja e njohjes reciproke, ajo ka mbetur. Kam kërkuar ndihmën e Amerikës”, ka thënë kryeministri.

Megjithatë, kryeministri thotë se diçka e tillë është e vështirë, nëse në të nuk përfshihen edhe vendimarrësit si presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri francez, Emmanuel Marcron

“Unë asnjëherë s’kam qenë krejt i bindur se kur i harxhojmë ato (marrëveshjet), kalojmë në një fazë finale për shkak se faza finale është vullneti politik i vendimarrësve të mëdhenj. Për fazën finale edhe presidenti Trump duhet të ketë pak kohë me u marrë me Kosovën, edhe kancelarja Merkel,edhe kryeministri Macron”, ka thënë kryeministrit.

Ai nuk shpreson që përfundimi i të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë dakorduar në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe do të sjellë njohjen mes vendeve, nëse nuk përfshihen fuqitë botërore direkt në ndërmjetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat