Kelmendi: Mos i besoni Thaçit për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kelmendi: Mos i besoni Thaçit për dialogun me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:22
Muhamet Kelmendi

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për “të këqijat që ia ka bërë Kosovës”.

Kelmendi, në një postim në Facebook, ka thënë se pas Demarkacionit, pritet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Mos i besoni”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar Thaçit për dialogun me Serbinë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Kush mund t'i besojë Z.Hashim Thaçi për dialog me Serbinë pas gjithë të këqijave që ia ka bërë ky Kosovës.

Pritni tash pas demarkacionit statusin e Asociacionit serb.

Krijues i të gjitha të këqijave në Kosovë është Hashim Thaçi.

Mos i besoni....!

MK/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat