Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me drejtuesit e një kompanie globale gjermane, që ka dhe shqiptarë në role të rëndësishme menaxheriale, të cilët duan të zhvendosin fabrikat e tyre në Kosovë.
“I garantova se te ne ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm dhe një rini të mrekullueshme. Krahas diplomacisë institucionale, diplomacia ekonomike prodhon fryte të prekshme, ndaj gjatë qëndrimit në Bruksel, ju përkushtova dhe asaj”, shkruan Pacolli në Facebook.