Demarkacioni nuk kalon as sot?

Aktuale

Demarkacioni nuk kalon as sot?

Nga: D.RR Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:42
Kuvendi i Kosovës

Seanca për votimin e demarkacionit është thirrur për ditën e sotme në ora 16:00. Disa zyrtarë nga pozita, janë shprehur të bindur se demarkacioni do të kalojë sot.

Mirëpo, burime të brendshme të “Bota sot” brenda Kuvendit, thonë se as sot demarkacioni nuk do të kalojë, e këtë e dinë edhe krerët e pozitës, por do të tentojnë ta mbajnë seancën për hir të opinionit.

“As sot nuk janë votat për demarkacionin. Seanca do të shtyhet prapë. Këtë e dinë edhe krerët e shtetit, mirëpo nuk po kanë guxim të deklarohen para seancës për hir të opinionit”,-thotë ky burim.

Seanca për votimin e demarkacionit ka dështuar tri herë radhazi, ku mungesa e votave ishte shkak e atyre dështimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat