“Afera ‘Amore” shkak i ndarjes së Vetëvendosjes”

Aktuale

“Afera ‘Amore” shkak i ndarjes së Vetëvendosjes”

Nga: H.O. Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:05
Vetevendosje

Lëvizja Vetëvendosje është ndër partitë më aktive në Kosovë. Aktivistët e saj deri më tani të bashkuar kundërshtonin secilën çështje që ata e konsideronin si të dëmshme për vendin. Ata i kundërshtonin në forma të ndryshme, qoftë përmes protestave në sheshet e Prishtinës dhe rrugë, qoftë përmes aksioneve të ndryshme apo edhe në Kuvend.

Mirëpo, kohët e fundit kjo parti është ndarë në dysh, në njërin krah është Albin Kurti me një pjesë të deputetëve të tij dhe në anën tjetër disa deputetë dhe aktivistë të dorëhequr.

Për ndarjen e kësaj partie janë dhënë arsye nga më të ndryshmet, derisa janë zbuluar edhe disa skandale kohët e fundit.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se aferat e fundit në këtë parti janë të vetmet shkaktare për ndarjen e kësaj partie.

Image

“Afera “Amore” besoj se është shkaku që VV është ndarë, në fakt kjo është zanafilla dhe arsyeja e vetme. Për most u degjeneruar përpara publikur, pasi të gjithë janë të përfshirë në këso afera, kanë shikuar kinse dallimet në qëndrime. Këto mashtrime askush nuk i beson dhe për më tepër janë edhe sa falso, aq naive. Amoraliteti brenda zyrave të VV është i paprecedentë në historinë politike të vendit”, thekson ai.

Ai ka përmendur edhe deklaratat e mëherëshme të Albin Kurtit, kur ky i fundit kishte përmendur keqpërdorimet e femrave brenda Vetëvendosjes.

“Kur disa nga ish zyrtarët e lartë në VV filluan të largohen nga kjo parti, jo qëllimisht Albin Kurti përmendi keqpërdorimin e femrave brenda zyrave të VV, duke aluduar tek ata që po largohen. Ndërsa pala tjetër nuk arriti asnjëherë të argumentonte të kundërtën, dhe për më tepër arsyen e "ndarjes për parime" që nuk është e vërtetë. Këto parime Albini i ka pasur që nga fillimi, si u bë që tani s’po pajtohen Dardani dhe të tjerët. Këto përralla nuk i beson askush, andaj VV duhet hetohet për abuzim me femra e të cilat besoj se edhe disa janë viktima por që hezitojnë të flasin. Me pak fjalë VV është ndarë për femra, ndërsa afera "Amore" në termin italisht të asaj "Pronto", janë dy ndër më të famshmet në Kosovën e pasluftës”, thekson Mehmeti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat