Kurti thotë se VV po rritet

Aktuale

Kurti thotë se VV po rritet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:36
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetin Xhelal Sveçla morën pjesë sot në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore "Migjeni" në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në këtë fshat, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje, ku vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në këtë parti.

“Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, iu drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të Vetëvendosjes. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, shkruan Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat