Hoxha: Albini po e përdor rastin Dehari për ta larguar vëmendjen nga ato që ndodhën në VV

Aktuale

Hoxha: Albini po e përdor rastin Dehari për ta larguar vëmendjen nga ato që ndodhën në VV

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:56
Dhurata Hoxha

Ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka akuzuar kreun e VV’së Albin Kurti që po përdor vdekjen e Astrit Deharit për të mbuluar skandalet që kanë rrjedhur në partinë e tij. 

Në një kundërpërgjigje të saj në Kuvend, ndërkohë që deputetët e VV’së po e pengojnë duke rrahur tavolinat, Hoxha tha se Albin Kurti duke dashur që rastin Dehari ta kthejë në kauzë personale po mundohet të fshehë edhe dukuritë e ulëta që janë zbuluar të kenë ndodhur brenda LVV’së. 

“Albin Kurtit po i duhet një kauzë personale, për të hequr dorë nga skandalet që i dolën nga partia e tij”, tha Ministrja e Integrimeve. 

“Duke përshirë edhe akuzat për substanca narkotike, e deri tek aktet e ulëta morale”, shtoi Dhurata Hoxha gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat