Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pajtohet me Albin Kurtin që politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje, por është një politik e pafytyrë që me çdo kusht e kërkon pushtetin dhe të cilën e promovon Albin Kurti.
Ai në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se të gjithë e duan të vërtetën se çka ka ndodhur.
“Duhet të dihet a ka vënu duar shteti mbi të apo ka përgjegjësi politike. Nuk ka çmim, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim që nuk do ta përkrahim për të shkuar te e vërteta. Me Albinin veç me një çështje pajtohem politika e ka quar në vdekje, e kam frikën që është një politikë e pafytyrë dhe që e donë pushtetin me çdo kusht, një politikë që më së paku i duhet Kosovës dhe që je duke e promovuar ti Albin”, tha Veseli.
Sipas tij, në momentin që po flitet në foltoren shpesh herë po orientohemi nga akuza pa bazë por pushteti nuk të duhet kur e humb etiken dhe qëllimin që angazhohet.