Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj nuk po shkon në seancat e Kuvendit!

Aktuale

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj nuk po shkon në seancat e Kuvendit!

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:02
Donika Kadaj

Deputetja, Donika Kadaj e cila u përfol shumë për luhatjet e saja politike ku pas qëndrimit dy vjetësh në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje u rikthye në partinë e vjetër, atë të Ramush Haradinaj, AAK-në.

Janë bërë dy ditë që nga dalja e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe ajo nuk është parë të dal publikisht. Madje ajo nuk po merr pjesë as në dy seancat e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Kadaj nuk mori pjesë në seancën e djeshme në Kuvend e të njëjtën gjë po e bënë edhe sot edhe pse në Kuvend po miratohen e diskutohen ligje të rëndësishme.

Mbetët të shihet se kur Donika të kthehet në Kuvend ku do të zë vend!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat