Seanca për demarkacionin të martën në ora 14:00

Aktuale

Seanca për demarkacionin të martën në ora 14:00

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:38
Haradinaj në hollin e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen.

"Pas konsultave me grupet parlamentare me partitë politike për të martën në ora 2 do të shkojmë me seancën për demarkacionin. Të gjithë deputetet e Kosovës janë të Kosovës dhe ka prej tyre jam i bindur që me votën e tyre të lirë do të përkrahin demarkacionin që respekton tërësinë territoriale në këtë rast dhe zhbllokimin apo heqjen e izolimit", tha Haradinaj sot në hollin e Kuvendit.

I pyetur se a i kanë sigurt votat për kalimin e demarkacionit ai tha "seanca është të martën besoj në ora dy dhe do ta shohim bashkë", tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj u ka thënë gazetarëve se deputeti i Listës Serbe Adem Hoxha me të cilin është takuar dje i ka thënë që nëse mbetet vetëm tek vota e tij do të votojë pro demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat