Haxhiu flet për largimin e punëtorëve të mirëmbajtjes nga Kuvendi: Po trajtohen si skllevër për interesa mafioze

Aktuale

Haxhiu flet për largimin e punëtorëve të mirëmbajtjes nga Kuvendi: Po trajtohen si skllevër për interesa mafioze

Nga: G.B Më: 3 mars 2018 Në ora: 15:44
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se në kohën kur po diskutonin në Kuvend për vendimin e paligjshëm të Haradinajt për pagat, një punëtor i mirëmbajtjes, me një letër të bardhë i ka njoftuar për shkëputjen e kontratave të tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se rroga e një punëtori të mirëmbajtjes është 160 euro, aq sa është mëditja e deputetëve për mbledhje të Komisionit, ndërsa që do të largohen 50 punëtorë dhe do të vie një tjetër kompani, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka thënë se këtë çështje kanë dashur ta ngritin dje në Kuvend, por për shkak të veprimeve të Kadri Veselit nuk kanë mundur ta bëjnë.

Postimi i saj i plotë:

Në kohën kur po diskutonim në Kuvend për vendimin e paligjshëm të Haradinajt për pagat, një punëtor i mirëmbajtjes, me një letër të bardhë erdhi dhe na njoftoi për shkëputjen e kontratave të tyre.

Në atë letër të bardhë shkruante se si kompanisë që tani e ka tenderin, do t'i shkëputet kontrata dhe se bashkë me të do të largohen edhe 50 punëtorë nga Kuvendi.

Paga mujore që marrin punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvend është 160 euro! Aq sa është një mëditje për mbledhje të Komisionit për deputetet!

Në institucionin më të lartë në vend, shërbimi i mirëmbajtjes është privatizuar dhe para syve tanë (deputetëve) punëtorët trajtohen si skellevër për shkak të interesave mafioze të njerëzve brenda Kuvendit.

Atyre ju është thënë të qëndrojnë aty deri të mërkurën dhe pas asaj dite të mos duken andej.
Këtë çështje kemi pasur ta ngrisim edhe dje në Kuvend, por rrethanat e djeshme dhe veprimet e Kadri Veselit, na pamundësuan.

" Ne nuk kemi të ardhura tjera, nëse neve nuk na vazhdojnë kontratën, s'kemi as bukë t'i sigurojmë fëmijëve" - thoshte punëtori teksa na shpjegonte problemin.

Thërras mediet t'a adresojnë këtë problem dhe këtë shtypje që i bëhet punëtorëve!
Vetëm me angazhim të përbashkët mund të kemi trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat