Një pjesë e partive për interesat e tyre po e mbajnë të izoluar Kosovën

Aktuale

Një pjesë e partive për interesat e tyre po e mbajnë të izoluar Kosovën

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:15
Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin që partitë parlamentare po mbajnë qëndrime në kundërshtim me interesin publik, duke thënë se qëndrimi i ndonjë prej partive parlamentare për mos votim të demarkacionit paraqet izolim të mëtejmë dhe pamundëson perspektivën evropiane të Kosovës.

AVONET fton partitë parlamentare për unitet në mënyrë që ta përmbyllim obligimin e tyre që ka të bëjë me mundësinë e përfitimit të liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen.

“Vetëm përmes ratifikimit të këtij projektligji forcohet sovraniteti dhe konsolidohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.  Partitë parlamentare duhet të tregohen konstruktive dhe mos i vënë interesat e tyre përmbi interesat e Kosovës, por të kenë qëndrim progresist ndaj vendit dhe t’i krijojnë mundësinë e përfitimin e liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat