Pal Lekaj sqaron përplasjen me Behgjet Pacollin në Kuvend

Aktuale

Pal Lekaj sqaron përplasjen me Behgjet Pacollin në Kuvend

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:36
Lekaj dhe Pacolli

Pas raportimit për përplasjen verbale të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Kuvend, ky i fundit e ka sqaruar detaje rreth kësaj çështje.

Media ka kontaktuar me Lekajn për të pyetur se cila ishte arsyeja e përplasjes mes tyre e ai tha se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, vetëm kishin biseduar pak me zë të lartë.

“Asgjë e jashtëzakonshme, komunikim normal me pak ngritje të tonit”, tha shkurt Lekaj.

Ministri tha se tani është gjithçka në rregull dhe po presin të fillojë seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat