Thaçi fton deputetët serbë ta votojnë demarkacionin

Aktuale

Thaçi fton deputetët serbë ta votojnë demarkacionin

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:57
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me seancën që pritet të mbahet në Kuvend për Demarkacionin.

Presidenti ka ftuar Listën Serbe që ta votojnë demarkacionin.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sot në Kuvendin e Kosovës, do të thyejë përgjithmonë izolimin e Kosovës. Sot, kur krejt bota është duke na shikuar, besoj thellë në vullnetin e të gjitha partive politike për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila krijon një dinamikë të re edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Vota për ratifikimin e demarkacionit është votë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen, është votë për Kosovën në Evropë. Prandaj, ftoj të gjitha partitë që të respektojnë vullnetin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike dhe religjioze, për të lëvizur të lirë. Ftoj Listën Serbe që të votojnë këtë marrëveshje, duke respektuar vullnetin e komunitetit serb në Kosovë. Në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Lista Serbe nuk ka asnjë arsye që t ë mos e ratifikojë këtë marrëveshje. Le të jetë kjo një ditë feste për qytetarët e Kosovës dhe një ditë unifikuese e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat