Kryeministri Ramusuh Haradinaj ka lëshuar sallën e Kuvendit Kosovës.
Pas këtij largimi, Haradinaj është nisur për në takim me të parin e PDK-së, njëherësh kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Duhet shtuar se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të duhej të fillonte në ora 11:00, por kanë kaluar mbi 1 or e gjysmë dhe kjo gjë nuk është arritur.