"Projektligji i sotëm për Demarkacionin është i njëjtë me atë të vitit 2015"

Aktuale

"Projektligji i sotëm për Demarkacionin është i njëjtë me atë të vitit 2015"

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:47
Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, që i takon grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se projektligji për Demarkacionin që do të vije sot për votim në Kuvend është i njëjti që është nënshkruar para tri vjetësh mes Kosovës e Malit të Zi.

“Jemi të vetëdijshëm që sot në votim është ligji i njëjtë i vitit 2015 sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe deklarimi i presidentëve që pas këtij nënshkrimi fillon puna e përbashkët për korrigjimet e mundshme”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se LDK-ja është kundër megjithatë që bashkë me projektligjin për votim të vije edhe një raport i komisionit shtetëror që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

“Raporti nuk mund të jetë pjesë e projektligjit, ose duhet të ndryshohet të jetë aty vetëm për informim, pasi shkakton kontradiktë. Ai raport nuk ka ofruar zgjidhje”.

Kusari-Lila ka shtuar se tri vjetët që kaluan qysh nga koha kur u nënshkrua demarkacioni ka qenë kohë e dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Nuk jam optimiste, nuk ka hapësirë për optimizëm. Është një proces i menaxhuar keq qysh nga fillimi. Është një proces që është zgjedhur si kauzë për të rrëzuar një qeveri. Një proces që i ka shkaktuar Kosovës dëm. Këto tri vjet kanë qenë vjetët më të rënda prej pas luftës”.

“Edhe sot votimi varet nga Lista Serbe dhe nëse ata do të jenë prezentë dhe cili do të jetë pozicionimi i tyre. Kjo është një situatë e dhimbshme dhe e mjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat