“Demarkacioni nuk i siguron vizat”

Aktuale

“Demarkacioni nuk i siguron vizat”

Nga: A.S Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:29
Ilustrim

Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipëri Etnike thotë se miratimi i Projektligjit për Marrëveshjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, nuk i siguron vizat për qytetarët e Kosovës.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se kjo marrëveshje po shërben si një ombrellë mbrojtëse e krimit të organizuara politik dhe ekonomik.

Ky është komenti i tij i plotë:

Është ombrellë mbrojtëse e krimit të organizuar politik dhe ekonomik. Demarkacioni nuk është liberalizim i vizave, sepse ato mund ti siguroj dhe garantoj vetëm një shtet i mirëfilltë demokratik, i prosperuar ekonomikisht dhe në të cilin respektohet ndarja e pushteteve.

Prandaj, është momenti vendimtar që deputetët e Parlamentit të vetëdijesohen dhe të mos e japin votën e tyre për Marrëveshjen aktuale, sepse, deshën apo jo, me një veprim të tillë ata do ta dëmtonin shumë rëndë interesin nacional. Mos e tradhtoni gjakun e dëshmorëve. Ju lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat