Gazeta iralndeze shkruan se Kosova ka mbetur peng

Aktuale

Gazeta iralndeze shkruan se Kosova ka mbetur peng

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje reagoi ndaj personave që kishin deklaruar publikisht se nuk pranonin dekorim nga ai dhe kanë refuzuar medaljen presidenciale, duke thënë se të njëjtit nuk mund të refuzojnë ato dekorata sepse emrat e tyre ende nuk janë shqyrtuar. Por, deklarata e tij del të mos jetë e vërtetë.

Në një email që ka dërguar Presidenca pak ditë para Ditës së Pavarësisë, janë përcjellë edhe të gjithë emrat e të të dekoruarve, në mesin e tyre edhe të atyre të cilët kanë refuzuar publikisht dekoratën.

“Bashkangjitur gjeni Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenca kishte sqaruar se kjo është listë fillestare, duke e lënë mundësinë që edhe persona të tjerë të dekorohen nga shefi i shtetit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Por, si duket presidenti ka zgjedhur që injorimit të njerëzve që nuk kanë pranuar dekorimin e tij t’i përgjigjet duke pohuar një të pavërtetë – se të njëjtët nuk figurojnë në listën përfundimtare.

Thaçi reagoi përmes Facebook-ut, duke shkruar se ka 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare të propozuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë, duke bërë të ditur se ka shqyrtuar jo më shumë se 20 nga ta.

Ai i konsideron si të pavërteta deklaratat e individëve, duke thënë se askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

“Sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim”, deklaron ai.

Thaçi shprehet se nuk do t’i lëndojë personat që janë refuzuar dhe nuk do të nderohen me këtë medalje.

Kujtojmë që medaljen presidenciale deri më tani e kanë refuzuar Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Sylejman Selimi, Agim Vinca, Veton Surroi, Rexhep Selimi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat