Flet biznesmeni që nuk ishte votues i Rugovës pas luftës, dy gjërat që ia pranon pas 18 vitesh

Aktuale

Flet biznesmeni që nuk ishte votues i Rugovës pas luftës, dy gjërat që ia pranon pas 18 vitesh

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:32
Ibrahim Rugova, viti 2000

Burim Piraj, biznesmen i njohur në Kosovë, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me presidentin Rugova.

Ai ka thënë që edhe pse pas luftës nuk kishte qenë votues i Ibrahim Rugovës, Piraj pas 18 vitesh ia pranon dy gjëra.

Image
Burim Piraj

“Edhe pse sa ishte gjallë nuk kam qenë votues i pas luftës i tij, më duhet ta pranoj tani se ai ka qenë: 1.Diplomat e rrallë që nuk do të lind më në trojet shqiptare, që arriti ti përfiton zemrat e të gjithë liderëve botërorë dhe të njerëzimit deri në atë masë sa që NATO - ja bëri hapin të cilin se kishte bërë kurrë më parë! Dhe  2. Ai kish qenë vizionar i pashoq dhe jam i befasuar se sa i saktë ka qenë kur iu ka treguar miqve të vetë se pse dikush nuk duhet të lejohet të vjen ndonjëherë në krye të Kosovës, hallall i qoftë! 
Sot kur vendi është izoluar i tëri duke u nisur nga koka e deri në çdo gjymtyrë dhe organ, po e shoh se sa i mungon Kosovës një njeri si Rugova ( E kam fjalën solo Rugova pa familje ).”, ka shkruar Piraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat