Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit për demarkacionin.
Delawie për mes një postimi në Twitter ka shkruar se shpreson që të gjithë deputetet do të votojnë demarkacionin.
“Kalimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve është thelbësore për të siguruar aftësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë - unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”, ka shkruar Delawie në Twitter.