Apostolova pas takimit me partitë politike, e bindur se do votohet Demarkacioni

Aktuale

Apostolova pas takimit me partitë politike, e bindur se do votohet Demarkacioni

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:11
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka mbajtur një konferencë “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Gjatë kësaj konference, Apostolova tha se Kosova ka punuar mirë gjatë kësaj kohe në drejtim të liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se shpreson që shumë shpejt, nesër ose pasnesër të ratifikohet demarkacionin.

Ajo beson në këtë çështje pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike, duke thënë se vetëm Vetëvendosje është shprehur kundër.

Ndërsa sa i përket Listës Serbe, ajo tha se ata nuk ishin të pranishëm fare në këtë mbledhje.

“Të premten kishim një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike. Në këtë takim vetëm Vetëvendosje nuk pati konsensus për Demarkacionin, ndërsa Lista Serbe nuk ishte e pranishme”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat