Kosova shteti i ëndërrave të dështuara

Aktuale

Kosova shteti i ëndërrave të dështuara

Nga: Keno Verseck Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 01:32
Ilustrim

"Burgu i Evropës", "të varfër, ekonomi të dështuar dhe të korruptuar", "e dominuar nga një klasë politike kriminele dhe menaxherët të mjerë ndërkombëtarë" - shumë gazetar dhe publicist kosovarë nuk kursejnë këto ditë  shprehjet më drastike për të përshkruar gjendjen në të  cilen është vendi i tyre.

E ky është një përvjetor i madh: Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Në atë kohë mbizotëronte  krenaria dhe euforia. Sot, pak njerëz janë të disponuar që të festojnë. "Kosova feston përvjetorin si vendi më i  izoluar dhe  më i varfër në Evropë. Si një vend që kufizon jo vetëm, liritë civile dhe politike, po edhe ekonomike". Eksperti politik, Agron Demi nga Instituti GAP në Prishtinë shkruan.

shteti më i ri i Evropës, me 1.9 milionë banorët e saj ka qenë në dy dekadat e fundit si një protektorat i OKB-së dhe më vonë si shtet i pavarur. Bashkësia ndërkombëtare si ndihmë ka ndarë  miliarda . Megjithatë, ai nuk e sheh ekzistencën e saj jashtë Protektoriatit, ngase në Kosovë lulëzojnë korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, Kosova është i vetmi vend evropian, qytetarët e të cilit nuk mund të hyjnë në BE pa viza. Shumica e  kosovarëve ndihen të bllokuar. Për shkak se shtetet si Rusia dhe Kina dhe pesë vendet e BE nuk e njohin Kosovën si shtet, vendi nuk mund të bëhet anëtar në shumicën e organizatave ndërkombëtare. Përveç kësaj, Kosova është pothuajse e ndarë: veriu i banuar nga serbët kontrollohet nga Serbiadhe është një zonë pa ligj.

"Progres i vogël ekonomik dhe social në dhjetë vitet e fundit"

Kosova është vendi më i varfër në Europë pas Republikës së Moldavisë. Rreth një e treta e popullsisë janë te pa punë, ka pak investime të huaja, dhe thuaja nuk prodhon asgjë. Përveç ndihmës financiare ndërkombëtare Kosova mbijeton mbi të gjitha nga remitancat e kosovarëve që ndodhen jashtë shtetit.

Vendi udhëhiqet nga një aleancë e ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe rrjetit të tyre, të cilët, nëse e shohin të nevojshme, i manipulojnë zgjedhjet. Pothuajse duke përjashtuar vullnetin e opinionit, ata përcaktonë fatin e vendit, shpesh pa marrëveshje transparente  me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

" Në dhjetë vitet e fundit gjendja ekonomike dhe sociale e Kosovës ka përparuar fare pak. Situata politike është edhe më e keqe, për shkak se elita e korruptuar shtetërore  ështe me e fortë, se sa  një dekadë më parë". Andrea Lorenzo Capussela ishte avokat i ekonomisë dhe biznesit, që në vitin 2008 / 2011 kryesoi departamentin ekonomik të Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICO) për Kosovën.

Capussela në vitin 2015 publikoi punimin "Ndërtimi i shtetit në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE në Ballkan". Duke folur për SPIEGEL, ai thotë: "Formimi i shtetit të Kosovës nuk ka shkuar  keq, siç ishte në Afganistan dhe Irak, por nuk është shembulli i një ndërhyrjeje të suksesshme perëndimore, siç është deklaruar shpesh." Natyrisht, ka stabilitet në vend, por nëse e matim ndertimin e shtetit, me krijimin e  institucioneve të legitimuara demokratike dhe zhvillim ekonomik, atëherë Kosova nuk është një kapitull i suksesshëm“.

Ngecja në Kosovë u bë gjithnjë e më e dukshme

Gabimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare ishte mos çarmatosja e grupeve të ndryshme guerile të UÇK-së pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Prandaj, ata mundën të konvertonin fuqinë e tyre ushtarake në pushtet politik dhe ekonomik. Sipas Capusselës, kjo çimentoi korrupsionin dhe transparencën.

Ngecja në Kosovë është bërë gjithnjë e më e qartë, sidomos në muajt e fundit. Që nga shtatori u vendos në Prishtinë një koalicion i partive të ashtuquajturit "krahu i luftës" me ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj si kryeministër. Më parë ata ishin rival, kurse tani ata i afroi frika  nga Gjykata: Udhëheqësi i "krahut të luftës" dhe dhjetra  komandant të tjerë të shquar të ish-UÇK-së, mund të akuzohen për krime lufte në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, i cili së shpejti fillon punën. Të akuzuarit, ish-rebelët mundohen ta parandalojnë këtë - Presidenti Hashim Thaçi, për shembull, e përshkroi  gjykatën si një "padrejtësi historike".

Dialogu i udhëhequr nga Be ne Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për të rregulluar marrëdhëniet reciproke, është përsëri në pritje. Pas një pushimi të gjatë, ai duhej të rifillonte në mes të janarit, por pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç , Beogradi pezulloi dialogun njeherë pernjehere. Udhëheqjes kosovare kjo nuk u prish shumë punë. Për shembull, ata jane    në mënyrë strikte kundër të drejtave kolektive të pakicave serbe në vend, siç kërkohet nga Serbia dhe gjithashtu nga Brukseli.

Duke pasur parasysh stagnimin dhe mungesen e perspektivës, rinia Kosovare e leshoi Kosoven masivisht.  Posaqërisht në fillim të vitit 2015, kur dhjetëra mijëra kosovarë brenda disa javësh ikën në Evropën Përendimore .  Nëse BE heq kufizimet e vizave, eksodi ka gjasa të intensifikohet edhe një herë. Sociologu Gëzim Krasniqi shkruan kështu: "Në përgjithësi, Kosova ne këtë dekadë të pavarësisë ka pak aryel për të festuar, sepse  sot kërcënimi kryesor nuk është më mosnjohja  e pavarsissë nga  vendet endryshme, por janë ëndrrat e parealizuara të të rinjëve të cilët venë në dyshim qëndrueshmërinë dhe aftësine e Kosovës si Shtet"./Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat